Shkaktoi vdekjen e 39-vjeçarit në gara me makina, arrestohet nga policia

Mbrëmjen e sotme një 39-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së makinave te Arena Karting Albania, në fshatin Pjezë, Shijak.

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi vdekjen e një 40-vjeçari mbrëmjen e sotme në Durrës.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, A. M., ka humbur jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 20.11.2022 23:49