Merr fund historia e dashurisë mes Marinës dhe Getit? Ja detaji që nxori zbuluar çiftin (FOTO LAJM)

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të përfolur të shoubizit shqiptar. Ata për një kohë relativisht të gjatë shijuan marrëdhënien e tyre, e madje dolën edhe fjalë që kishin në plan të martoheshin, por me sa duket, këto plane u shkatërruan.

Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se çifti është në një periudhë krize dhe jo vetëm që nuk do të ketë martesë së shpejti, por ka gjasa që të dy të ndahen.

Siç shkruan Magazina.al, bazuar në burime të afërta të çiftit, lidhja e Getit dhe Marinës është në krizë dhe çifti thuajse gati i kanë ndarë rrugët.

Dyshimet për një krizë i shton edhe fakti që kohë më parë ata publikonin fotografi bashkë nga pushimet, por tani u bë një kohë e gjatë që ata nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale.

Postimi i fundit i Marinës në Instagramin e saj, ku shfaqet bashkë me Getin është rreth 14 javë më parë, ndërsa ai ka hedhur një fotografi me atë që e quajnë “my beautiful ëife” rreth 4 javë më parë.

Çifti ende nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, por ndoshta ka diçka të vërtetë në të gjithë këtë vorbull fjalësh./Albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori