Dhunë në Angli, plasin protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm të adoleshentëve (FOTO LAJM)

Mbretëria e Bashkuar përfshihet nga trazirat dhe protestat pas lajmit se do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi për adoleshentët e moshave 12-15 vjeç.

Sipas informacioneve të besueshme, 4 oficerë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve.

Demonstruesit u përpoqën të sulmonin selinë e Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Londrën qendrore

Këto protesta vjijnë pasi 200,000 adoleshentë i janë shtuar listës për vaksinim të detyrueshëm.

Por trupi këshillues i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar ka refuzuar të japë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm të moshës 12-15 vjeç vetëm për arsye shëndetësore.

MHRA është organi qeveritar përgjegjës për miratimin e vaksinave të koronavirusit.

Andreë Ëood, këshilltar për Canary Ëharf, tha se po shpërndaheshin fletushka për vaksinimin e fëmijëve./albeu.com