10 ditë burg, merret vendimi për djalin e ish deputetit që plagosi të riun në ish-Bllok

Vetëm pak ditë pas përplasjes me armë zjarri në ish-bllok, gykata ka vendosur “arrest me burg” 10 ditë ndaj 22-vjeçarit Rois Babasi, djali i ish-deputeti të PD Ndriçim Babasi.

Rois Babasi pas një konflikti të ndodhur në ish-bllok plagosi me armë zjarri në këmbë 39-vjeçarin Gazmir Bushaj, po ashtu edhe ai mbeti dhe për pasojë u shtrua në spital.

Ky vendim ndaj tij është marrë me argumentin se do të hetohet dhe do të gjenden prova të reja.

Po ashtu mësohet se masa ndaj tij është dhënë në spital.


Shtuar 18.07.2020 13:25