Edon Zhegrova dëmton ligamentet

Zhegrova do të mungojë disa javë, pas një dëmtimi që ka pësuar së fundmi në stërvitje me Baselin.

Magjistari i Kombëtares së Kosovës zyrtarisht do të jetë jashtë për disa javë sipas mediave zvicerane.

Klubi, përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka njoftuar se 20-vjeçari ka dëmtuar ligamentet në kyçin e këmbës së majtë, por s’ka treguar se sa do të mungojë, vetëm se “do t’i humbasë ndeshjet e radhës”.


Shtuar 15.06.2020 18:58