Kaq ishte, Loredana heq përfundimisht dorë nga Mozzik (FOTO LAJM)

Në fillim të ndarjes së bujshme të Mozzik dhe Loredanës, kjo e fundit e trajtoj totalisht si një ndarje miqësore dhe se vajza do ta bëntë gjitmonë çiftin bashkë.

Madje Loredana i dha shpresa fansave se më vonë ata mund ti shohim prapë bashkë.

Por, Mozzik nuk bëri të njëjtën gjë. Reperi reagoi publikisht në rrjetet sociale duke ju drejtuar direkt Loredanës dhe kështu sherri u bë publik.

Pas këtij sherri, Loredana ia ka vënë vizën Mozzikut edhe në bashkëpunimin e tyre në karrierë. Pak ditë më parë emri i tij qëndronte ende në listën e artistëve të ftuar nga Loredana për turin e saj “King Lori”, por tani reperi është hequr nga lista.

Ishte planifikuar që Mozzik dhe Loredana do të mbanin koncert më 10 mars në Gjermani, por tani Loredana do e mbajë koncertin pa Mozzikun./albeu.com


Shtuar 29.01.2020 08:00