Makina “shpërthen” në flakë në Tiranë, shoferin e shpëton “mrekullia”

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia thotë se rreth orës 18:15 në rrugën “Gramoz Pashko” ka marrë flakë në pjesën e motorit, mjeti në pronësi të M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një defekti në motor. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkaqeve./albeu.com/


Shtuar 30.11.2021 19:05