Mercedes Marco Polo, një shtëpi me katër rrota (FOTO-LAJM)

Mercedes ka publikuar imazhet e para të Marco Polo, camper-it të realizuar në bazën e Mercedes Classe V. Edhe ky realizim i fundit i Mercedes Marco Polo ka ardhur nga bashkëpunimi me specialistët e Westfalia, të cilët kanë transformuar Classe V, në një shtëpi të vërtetë me katër rrota ku brenda saj nuk mungon asgjë nga kuzhina, ambienti i ndenjës por edhe krevatet apo pajisje të tjera.

Mercedes Marco Polo është i disponueshëm me një motor katër cilindërsh 2.1 litra turbodiesel. Pritet që Marco Polo të dalë në tregun gjerman duke nisur nga 29 korriku me një çmim prej 40 mije eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2014, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori