E ngacmoi publikisht, Tayna i përgjigjet yllit të Realit (FOTO LAJM)

Reperja e njohur Tayna me sukseset e saj ka kaluar kufijtë.

Kohë më parë, ylli i Real Madridit, Vinicius Junior tregoj së është një fans i saj duke publikuar këngën e saj të fundit ‘Sicko’, duke vazhduar më vonë me ftesën për të kënduar në Brazil.

Por më pas komentet e futbollistit në fotot e Taynës filluan të bëhën dyshuese, shkruan Albeu.com.

Por së fundmi ka qenë Tayna ajo që ka lënë një koment publikisht në profilin e Vinicius Junior pas përfundimit të “El Clasicos”.

Pasi Real Madridi mposhti Barcelonë me rezultat 2:0 reperia nuk ka nguruar ti shpreh përgëzimet mikut të saj, nëse mund ta quajmë kështu këtë të fundit./albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 10:26