"Prisja që të më përdhunonin", Kim tregon skenën e tmerrshme të grabitjes në Paris (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Seriali i Keeping Up With the Kardashians, mbrëmjen e djeshme ka shfaqur momentin e vështirë kur Kim Kardashian u grabit nga disa hajdutë të armatosur në banesën e saj.

Ngjarja ndodhi gjatë javës së modës në Paris, tetorin e kaluar ku ylli i Reality Shoë-t më të famshëm në SHBA iu vodhën bizhuteri me vlerë 10 milion dollarë.

Nëna e dy fëmijëve e cila është e martuar me reperin Kanye Ëest, tregoi se pati frikë se ata mund ta përdhunonin dhe pastaj mund ta vrisnin, pasi në momentin që ata u futën në banesë Kim ishte gjysmë e zhveshur.

Gjatë episodit të së dielës, ajo përshkroi ngjarjen e tmerrshme që iu desh të kalonte në 3 tetor të 2016.

"Ata më mbyllën gojën që të mos thërrisja. Njëri prej tyre më kapi nga këmbët ndërsa unë isha gjysmë e zhveshur dhe aty mendova se do të më përdhunonte. Por kur e përgatita veten për këtë ai më drejtoi armën në gojë dhe pastaj mendova se do të më vriste" - iu tregon ajo motrave të saj Kortney dhe Khloe.

Ajo tregoi se si ju ishte lutur grabitësve duke iu thënë se kishte dy fëmijë të vegjël dhe një familje.

"Pasi iu dhashë unazën e martesës, u thashë se nuk kam para, por ata më zvarritën përgjatë korridorit dhe aty e pashë armën si drita. Po mendoja të zbrisja nga shkallët por e dija se do të më qëllonin. edhe sikur të mos e bënin nuk e dija nëse dera do të ishte e mbyllur apo e hapur, kështu që ata mund të më kapnin përsëri" tha ajo.

Ndërsa më pas ylli 36 vjeçar tregoi se hajdutët të veshur si policë e futën në tualet dhe u arratisën.

Kim ishte duke qendruar në një banesë private gjatë Paris Fashion Ëeek, ndërsa truproja i saj kishte dalë në qytet së bashku me motrat e saj.

Janë arrestuar 17 persona për ngjarjen deri tani të cilët akuzohen se mund ta kenë grabitur Kim Kardashian, duke i marrë asaj bizhuteritë e shtrenjta ku përfshihej edhe unaza e martesës 20 karat.

Pas ngjarjes Kim nuk publiikoi për një kohë të gjatë foto dhe tashmë përpiqet që të shmangë publikimin e fotove ku tregon jetën, rrobat dhe bizhutë e shtrenjta/Albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.