Mendohuni dy herë para se të vizitoni Romën, "gjëma" mund t' ju vijë nga momenti në moment (FOTO LAJM)
Roma është
cilësuar si një prej qyteteve më të bukura në botë.
Kushdo që ka vizituar të paktën një herë të vetme qëndrën romake, ka vizituar dhe Plaza di Soanja. Ndoshta dhe mund të jetë ulur dhe ka pushuar apo shkrepur një foto aty.
Por kjo gjë nuk do të ndodhë më!!!
Kushdo që do të ulet në
këto shkallë që zbresin nga kisha “Trinita de’ Monti”, do të duhet të paguaje 400
Euro, një çmim edhe më i shtrenjte se një biletë në teatrin e famshëm “La Scala”. Dhe nuk bëhet fjalë për një biletë, por për një gjobë.
Shkalla është klasifikuar si monument kulture dhe për këtë arsye është bërë pjesë e rregullave të rrepta që
Roma ka vendosur mbi
këto objekte.
Rregullat e reja kanë për qëllim që të ndalojnë turistët që të hanë dhe pinë mbi shkallë.
Gjoba do të nisë nga 250
Euro dhe do të shkojë në 400 për ata që i dëmtojnë shkallët. Ky momument u pastrua dhe u restaurua 3 vjet më parë, me një projekt me vlerë 1.5 milionë
Euro, të financuar nga kompania e njohur e bizhuterive, Bulgari.
Vendimi i marrë nga autoritetet ka ngjallur polemika, me kritiket që e kanë
cilësuar atë te ekzagjeruar, e madje edhe fashist.
Por
këto rregulla janë zbatuar edhe për objekte të tjera kulturore. Muajin e kaluar dy turistë gjermanë u gjobitën 950
Euro pasi u kapën duke bërë kafe në një sobë kampingu mbi urën e famshme të Rialtos, në Venecia.
Shtuar më 09/08/2019,
ora 12:37