Memedi i acaruar: Patriotët e Facebook-ut të mos na japin mend (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, me anë të një postimi në Facebook i ka bërë thirrje patriotëve në lidhje me dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, që të mos i "japin mend se si duhej vepruar" në incidentin në Kuvend.

Memedi shkruan se asnjëri prej deputetëve nuk ka pas për qëllim që të bëhet hero i kësaj dhune, që njerëzit në Facebook të thurrin lavde apo edhe cilësime si tradhëtar dhe se këto cilësime të bëhen në bazë të punës konkrete politike në mbrojtje të interesit kombëtar.

"Duhet thënë mjaft patriotave të facebookut që japin mendime dhe konkluza të ndryshme sesi është dasht të veprojnë deputetët, ndërsa sot e kësaj dite përveç facebookut, nuk kanë parë kurrë ngjarje të tilla të dhunshme në jetën reale", shkruan Memedi. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori