Të parët në rajon, portali në Malin e Zi jep lajmet me spikere virtuale

Për herë të parë në rajon lajmet janë dhënë me spikere virtuale dhe këtë e ka bërë portali Dan në Malin e Zi.

Edhe pse pretendohet se kjo të sjellë përfitime, frika mbi përhapjen e mundshme të deziformimit mbetet e madhe.

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në nivel global, pritet të sjellë përfitime në disa fusha.

Me përdorimin e inteligjencës artificiale në media pritet të eliminohen disa detyra të zakonshme, e një ndër to është edhe puna e spikeres.