Zbulohet e ardhmja e Griezmann

Antoine Griezmann nuk ka në plan të ndryshojë klub këtë sezon.

Këtë javë u raportua se Marcelo Bielsa do të dëshironte të ftonte sulmuesin 31-vjeçar te Athletic Bilbao nëse trajneri rikthehet në klubin Bask.

Megjithatë, sipas Fabrizio Romano, francezi nuk është duke negociuar me Athletic Bilbao dhe për momentin as nuk po e shqyrton opsionin e këtij transferimi.

Griezmann dëshiron ta kalojë sezonin e ardhshëm te Atletico. Për madrilenët ai luan në formë huazimi, të drejtat e kartonit i takojnë Barcelonës. /albeu.com/


Shtuar 17.06.2022 16:50

Tags: