“Meka e marijuanës” në Europë përfundon në tym (FOTO-LAJM)

Operacioni i policisë në Lazarat është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat botërorë të cilat kanë vlerësuar punën e policisë për asgjesimin e hashashit. Në një fotoreportazh, gazeta "Daily Mail" thekson se kjo ishte dita kur “Meka e marijuanës” në Europë përfundoi në tym.

Në shkrim theksohet se Lazarati prodhon rreth 900 ton kanabis çdo vit, me një vlerë prej 4.5 miliardë euro, sa gjysma e GDP-së së Shqipërisë. Sipas tabloidit britanik Lazarati është prodhuesi më i madh i paligjshëm i marijuanës në Europë.

"Fshati ka makina të shtrenjta dhe shtëpi luksoze, ndërkohë që shumë banorë mbetën të papunë pas ndryshimit të pushtetit në vitin 1997" shkruan gazeta.

Shkrimi thekson se qeveria e re e PS ka vendosur të luftojë këtë industri dhe të përparojë drejt anëtarësimit në BE. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2014, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori