Megi Pojani infektohet me COVID-19

Një tjetër person publik është infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për Megi Pojanin, e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se është prekur nga virusi.

Megjithatë, duket se është penduar dhe e ka fshirë shpejtë postimin, raporton Prive.al.

Tashmë ajo duhet të qëndrojë e izoluar për dy javë, teksa mbetemi në pritje të ndonjë reagimi tjetër të saj.

Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Koço Devole, Gent Sejko, Gerta Shino, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri, Silva Bino, Arjola Shehu, etj.
Shtuar më 03/11/2020, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori