Meghan tregon barkun e rrumbullakosur dhe merr dhuratën e parë për bebin (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Pallati Mbretëror ka njoftuar se dukesha e Sussex Meghan Markle është në pritje të ëmbël.

5 muaj pas martesës me Princ Harryn, Meghan do të bëhet nënë për herë të parë. Ndërkohë çifti ka nisur turin e tyre fillimisht drejt Australisë.

Kështu dukesha është fotografuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë pas trupit të stiluar nga australiania Karen Gee.

Ky fustan i tregonte qartë barkun Meghan-it, e cila jo më kot kishte zgjedhur këtë model dhe ngjyrë.

Në takimin me Guvernatorin Peter Cosgrove, çifti mbretëror ka marrë edhe dhuratën e parë për fëmijën që do vijë në jetë në pranverë të 2019-s: një kangur pellushi dhe një palë çizme të vogla.

Ish-aktorja ka hyrë tashmë në tremujorin e dytë të shtatzënisë ndërsa nuk dihet gjinia e bebit.
Shtuar më 16/10/2018, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori