Krimi që tronditi Gjermaninë, dy vajzat e mitura vranë 12-vjeçaren për një djalë, postuan video në “Tik Tok” duke kërcyer

Një përleshje për një djalë dyshohet se solli krimin e tmerrshëm në Gjermani. Dy nxënëse goditën me thikë shoqen e tyre të klasës 12-vjeçare, Luise e cila ndërroi jetë.

Dy nxënëset e shkollës, përkatësisht të moshës 12 dhe 13 vjeç, thuhet se postuan një video në TikTok duke kërcyer, disa orë pasi 12-vjeçarja u vra dhe u godit me thikë më shumë se 30 herë.

E nën video, shokët e klasës kanë komentuar duke lënë të kuptohet se në këtë rast është përfshirë një djalë.

“Si mund ta bëni këtë?” dhe “Nuk e besoj” janë disa nga komentet e shokëve të tyre të klasës, poshtë videos, për dy autoret e mitura të krimit ndërsa disa komente iu drejtuan edhe viktimës së re: “Kur karrigia jote në klasë ishte bosh këtë mëngjes, të gjithë e dinim se çfarë kishte ndodhur.”

Sipas gazetës gjermane Bild, dy vajzat e vranë atë “për hakmarrje” pasi viktima i kishte treguar një të rrituri se ishte ngacmuar prej muajsh. Trupi i Luise u gjet në një pellg gjaku të dielën në një zonë pyjore pranë qytetit të Freudenberg në shtetin perëndimor të North Rhine-Ëestphalia, pasi u godit me thikë më shumë se 30 herë.

Videot tronditëse në rrjetet sociale u zbuluan gjatë një hetimi nga një gazetar gjerman i ËELT, i cili zbuloi se një nga videot e kërcimit ishte postuar disa orë pas krimit.

Në fakt, dy vajzat raportohet se kanë postuar edhe një video të shtunën (një ditë para se ajo të gjendej e vdekur) përmes së cilës kërkonin ndihmë për të gjetur Luisen pasi ajo ishte “e zhdukur që në orën 17:00”, edhe pse siç doli më vonë, ato e dinin saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Shumë nga shokët e klasës së vajzave thuhet se kanë raportuar vazhdimisht se një djalë ishte përgjegjës për përleshjen e egër mes “shoqeve më të mira”.

Kronika

Luise u zhduk të shtunën pasdite, më 11 mars, pasi kishte shkuar për të fjetur në shtëpisë e shoqes së saj 13-vjeçare në në lagjen Hohenhain të qytetit, dy milje larg shtëpisë së vet.

Edhe pse ato njiheshin prej vitesh, hipnin në autobusin e shkollës së bashku dhe madje ishin në të njëjtën klasë në shkollë, është e paqartë pse Luise u takua me dy vajzat kur raportohet se ajo ishte ngacmuar prej tyre./albeu.com/


Shtuar 18.03.2023 21:27