Një nuse e ardhshme? Armina Mevlani zbulon detajet si do e dëshironte e fustanin të nusërisë

Armina Mevlani dhe partneri i saj, Shkëlqen Berisha janë një ndër çiftet që dëshirojnë ta mbajnë lidhjen e tyre jashtë syrit të kamerave.

Gjatë gjithë kohës është përfolur për një dasmë, por ata ende nuk kanë lidhur kurorë.

“Dasma që kam tre vite që them, e po nuk e bëra e këtë vit nuk do ta bëj fare”, tha në një intervistë televizive, Armina. Edhe pse dasma duket sikur nuk ka një datë të caktuar ajo ka zbuluar se si e dëshiron fustanin e bardhë.

Ndërsa një ndjekëse e ka pyetur se cilin fustan nusërie do të zgjidhte, atë të dukeshës Meghan Markle apo të Kate Middleton, ajo ka zgjedhur këtë të fundit. “Unë kështu e kam ëndërruar gjithmonë fustanin e nusërisë pasi jam inspiruar nga Grace Kelly që në moshë të vogël. Dhe ky ngjan me të”, ka shkruar ajo./albeu.com