Mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës së studentëve shqiptarë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e sotme mijëra studentë kanë dalë në protestë kundër tarifave të larta të studimit përballë Ministrisë së Arsimit.

Kjo protestë është ndjekur edhe nga mediat e huaja të cilat i kanë bërë jehonë ndërkombëtare.

Mediat prestigjioze, si “The Neë York Times”, “Washington Post”, “The Seattle Times” i kanë kushtuar një artikull të veçantë kësaj proteste ku shkruanin:|" Studentët shqiptar, kërkojnë heqjen e tarifës shtesë."

Pas protestave të studentëve, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht.

Më herët gjatë deklaratës për mediat ministrja Nikolla pranoi kërkesën e studentëve për rishikimin e VKM-së, pika katër e së cilës detyronte studentët që jepnin provimet në vjeshtë të paguanin para shtesë.


Çfarë kërkonin studentët:

1.Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.

Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.
3.Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.

Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori