AKU ka bllokuar për shkak të kushteve të këqija të higjenës tre restorante në "Jalë".
Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “
Restorant” dhe një “
Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-
sanitare.
Ndaj subjekteve,
restorant “Lavdoshi,
restorant “Kapiteni” dhe
fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.
Shtuar më 17/08/2018,
ora 17:03