"Më thonin e shëmtuar", këngëtarja shqiptare paska vuajtur nga bullizmi në adoleshencë (FOTO LAJM)

Ajo njihet për natyrën e sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. E kemi fjalën për Bebe Rexhën, e cila gjithnjë u tregon fansave problemet e saj. Ashtu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka treguar një histori aspak të lumtur në adoleshencën e saj.

Bebe tregoi se ka vuajtur nga bullizmi, dhe se e quanin të shëmtuar. Ndër të tjera, ajo ka theksuar se të gjithë duhet të ndjehemi mirë me veten dhe të sigurtë për atë që jemi.

“Një ditë në shkollën e mesme, isha ulur në lokal me të gjithë shoqet e klasës. Kjo vajza që më ngacmonte gjithnjë, filloi të shkonte nëpër tavolinë dhe t’i thoshte secilës nga vajzat se ishin të bukura derisa ajo erdhi tek unë dhe më bërtiti e shëmtuar në fytyrën time dhe të gjithë qeshën,”-ka thënë Bebe.

"Unë u ngacmova çdo ditë dhe kthehesha duke qarë në shtëpi. Kisha frikë të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit nuk bëri asgjë kur kërkova ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se pa marrë parasysh se cila është e kaluara juaj, kush e doni apo ajo që besoni, ne të gjithë meritojmë të ndjehemi të sigurt,”-ka përfunduar Bebe Rexha, duke na dhënë të gjithëve një leksion me vlerë.
Shtuar më 18/10/2019, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori