Më në fund, Katy Perry sqaron lëvizjen e çuditshme të syrit në mes të koncertit! (VIDEO)

Katy Perry ka sqaruar njëherë e mirë të gjithë njerëzit, të cilët pasi panë të shqetësuar një video ku këngëtarja lëviz në mënyrë të çuditshme njërin sy në mes të koncertit, nisën të jepnin teori nga më të çmendurat në lidhje me atë çka ndodhi.

Artistja tha në Instagram-in e saj, ku njofton datat e reja të koncerteve dhe bën ironi me gjithë çfarë u tha këto ditë, se paraqitja në skenë me lëvizjen e pakontrolluar të syrit ishte thjesht një truk i vogël, pjesë e performancës së saj.

Pra këngëtarja nuk ka lidhje me Iluminat-in, personi që performonte nuk kloni i Katy Perry-t i dalë jashtë kontrollit dhe nuk është as efekt nga vaksina e Covid. As kontroll i mendjes nga CIA.

View this post on Instagram

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)