Me sytë nga Italia: Këto qytete ofrojnë shtëpi për vetëm 1 euro, kushti (FOTO LAJM)

Gjatë viteve të fundit, disa qytete në Itali, kanë ofruar shtëpi për vetëm një euro në përpjekje që të rikthejnë në jetë komunitetet e tyre në shuarje.

Zungoli, afër Napolit, dhe Sambuca në Sicili, ishin destinacionet më të fundit në Itali që përqafuan iniciativën duke lancuar skema promovimi të pronave në rrënim e sipër për vetëm 1 euro me shpresën e tërheqjes së banorëve të rinj.

Tani, qyteti sicilian i Cammarata-s ka shkuar një hap më tej, duke ofruar shtëpi për absolutisht asgjë. I dëshpëruar për të shpëtuar qytetin e tij të lindjes nga shpopullimi, kryebashkiaku Vincenzo Giambrone, ka kaluar tre vitet e fundit duke u përpjekur të bindë pronarët që kanë braktisur shtëpitë e tyre, tua japin të ardhurve të rinj, pa pagesë.

“Nuk mund të duroj të shikoj këtë qendër të mrekullueshme dhe historike të zbrazur dhe të rrënuar. Kjo më dhemb shumë” – tha Giambrone për CNN.

Sipas tij, ka mjaftueshëm ndërtesa në dispozicion për momentin dhe do të ketë akoma më shumë në vijim. Dhe me të paktën 100 shtëpi të braktisura, në pjesën më të lashtë të qytetit, me potencial për shpëtim, giambrone ka shpresa të mëdha për skemën.

Banorët e rinj, thjeshtë duhet të riparojnë ndërtesat brenda tre vitesh dhe të paguajnë një depozitë prej 5 mijë eurosh që do të kthehet pasi punimet të përfundojnë. Dhe prioritet kanë sigurisht çiftet e reja me fëmijë, madje ata marrin edhe një bonues prej 1 mijë eurosh.



Shtuar më 03/11/2019, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori