E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Me siguri njërën e ndjeni dhe ju,Fiori Dardha përshkruan të gjitha ndjesitë kur sheh një foto të vjetër (FOTO LAJM)

A ju ka ndodhur të bëheni nostalgjik dhe të hapni albumet tuaja të fotografive? Ndonjëherë është këndshëm të shfletosh fotografitë e së kaluarës dhe të kujtosh prej tyre ditë të veçanta të jetës. I prekur nga nostalgjia sjell ndërmend përmes imazhit të tyre shumë situata, vende apo persona që ndposhta tashmë nuk i takon në përditshmëri.

Të gjitha ndjesitë që përjeton kur u rikthehesh fotove të vjetra i ka shpjeguar Fiori Dardha në postimin e saj të fundit.

Jam kurioze te di ç’mendoni, ose ç’ndjesi ju krijohet kur shihni foto te shume viteve me pare?
Une u kthehem here pas here fotove.
Ndonjehere behem nostalgjike…
-ndonjehere pendohem per vende qe kam frekuentuar, njerez qe kam takuar dhe per te cilet jam investuar shume shpirterisht… .
-ndonjehere qesh me pamjen time…
-ndonjehere derdh lot per njerez te dashur qe s’i kam me prane…
-ndonjehere marr fryme thelle kur fotot me kujtojne momente te veshtira qe kam kaluar ne jete…
-ndonjehere do te doja ta ktheja kohen pas dhe te perjetoja serish ato momente qe ma kane mbushur zemren me gezim… .
-ndonjehere largoj me shpejtesi ndonje foto kur para syve me dalin “fytyra te poshtra” qe u kam dhene shume dhe ne kembim kam marre mosmirenjohje… .
-ndonjehere me bren ndergjegja kur perpara me dalin portrete te personave per te cilet mund te kisha bere me shume, te mos i kisha lene te iknin…

-ndonjehere ndjej nevojen per t’i kerkuar falje dikujt (ndonese eshte ca e veshtire ta marresh kete hap)
-ndonjehere kuptoj se ia kam futur kot qe kam gjykuar disa persona dhe i kam konsideruar si antipatike…
-ndonjehere me merr malli per aventurat e adoleshences… .
-ndonjehere i them vetes “sa budalle ke qene!”
-ndonjehere ndihem keq kur shoh se vitet kane kaluar si pa kuptuar… .
Gjithsesi, fotografite na tregojne se kemi jetuar!
E sigurisht gjate jetes kemi marre edhe kostot e gabimeve tona, edhe shperblimet per veprat e mira qe kemi bere! .
Zoti na dhente sa me shume vite qe te kemi kohe plot per te gabuar, mesuar, gezuar, jetuar!”,.- shkruan Fiori.

Po ju cilën prej këtyre ndjesive përjetoni?
Shtuar më 13/07/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori