"Më shembën vetëbesimin", modelja e masave të mëdha tronditet pasi i refuzohet hyrja në club (FOTO LAJM)
Një modele veshjesh ‘e masave të mëdha’ mbeti e tronditur pasi iu ndalua hyrja në një ‘club’ nate sepse ishte “tepër e madhe”.
24 vjeçarja Sofia Elizabeth Ortiz Andrada, nga Tucuman në Argjentinë u detyrua të
priste jashtë nga rojet e klubit në kryeqytetin
Buenos Aires.
Modelja kishte ardhur në rezortin Mar del Plata, në lindje të
Buenos Aires për disa ditë pushime vajzash.
Duke ndjekur rregullat vendase të Covid-19,
modelja dhe mikeshat e saj rezervuan paraprakisht hyrjen në klub, por kur arritën në barin e famshëm, vajzave të tjera iu dhanë byrzylykët e hyrjes për t’i mbajtur në kyç, ndërsa Sofias iu tha të
priste.
Stafi vazhdonte të kontrollonte rezervimin e vajzës së shëndoshë ndërsa shoqet e saj nisën të argëtoheshin pa të.
Sofia, e cila studion për biznes, thotë: “Shoqeve të mia iu dhanë byrzylykët e hyrjes
kurse mua më ndaluan. Ata më vunë të prisja për një orë e gjysmë
kurse të tjetër u lanë të shkonin. Kur e kuptova çfarë po ndodhte nisa të qaj dhe u trishtova shumë, edhe shoqet e mia u detyruan të dilnin sepse nuk mund të më linin përjashtë”.
Rojet nuk po arrinin të gjenin një arsye për të mos lejuar brenda Sofian dhe thanë se kishte të bënte me peshën e saj.
Ajo ja depozituar tashme ankesën në agjencinë e diskrimimit, të cilet i erdhen në ndihme pas publikimit të ngjarjes.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 17:30