Me reshje dhe vetëtima, mësoni motin për nesër (TABELA)

Ashtu siç ka ndodhur edhe ditët e shkuara, edhe e nesërmja pritet të jetë sërish me mot të lagësht dhe reshje shiu në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Sipas IGJEUM, temperatura maksimale do të shënohet në zonat e ulëta, 18 gradë celsius, ndërsa minimalja në zonat malore, 3 gradë.

Nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.15)
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 10 /18 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA

nesër (e hënë dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore veriore.
Shtuar më 14/04/2019, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori