Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset i riu në aksin Librazhd-Elbasan

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazh-Elbasan mbrëmjën e sotme.

Mësohet se automjeti tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

I riu ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 13.08.2023 21:28