Me pushime në Itali, mbesa e Mbretëreshës dhe i shoqi refuzojnë karantinën (FOTO LAJM)

Zara Filips, mbesa e mbretëreshës së Anglisë, dhe i shoqi kanë vendosur të mos izolohen, pavarësisht se u kthyen vetëm javën e kaluar nga pushimet në Italinë e Veriut.

Çifti mbretëror zgjodhën të mos vendosen në karantinë, duke qënë se nuk shfaqin asnjë simptomë.

Ata janë kthyer nga një udhëtim për ski në Bormio, Lombardi.

Një përfaqësues i tyre u shpreh se ata po ndiqnin këshillat zyrtare për shëndetin të dhëna nga qeveria, por nuk do të vetë-izolohen për shkak se nuk shfaqin simptoma.

Vendimi i tyre vjen pasi shkolla që ndjekin princ Xhorxh dhe princeshë Sharlota ka dërguar 4 nxënës në shtëpi, për të nisur karantinën.

Kjo pasi fëmijët kishin qënë në një ekskusrion për në Italinë e Veriut. Por nuk ka asnjë të dhënë që fëmijët e kurorës të jenë të infektuar.

Shumë shkolla në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë mbyllur nga frika e koronavirusit.

Shtuar më 27/02/2020, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori