Detaje nga Porti i Durrësit: Janë numëruar deri tani 1.8 milion euro

Zyrtarisht nga burimet është mësuar se 1.8 milionë euro është shuma e gjetur në kamionin e bllokuar në Portin e Durrësit që kishte ardhur nga Bari i Italisë, ndërsa të njëjtat burime konfirmojnë se drejtuesi i mjetit që tashmë është vënë në pranga është një 54-vjeçar.

Brenda kamionit gjatë një kontrolli risku u gjetën 5 qese ku ishin fshehur paratë e pajustifikuara, ndërsa kamioni me targë TR 2046U, kishte dalë nga Shqipëria para 4 ditësh dhe ditët e fundit kishte bërë hyrje-dalje të shpeshta nga vendi.

Katër ditë më parë kishte dalë nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës.

Kjo sasi eurosh që vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari është gjetur e shpërndarë në vende të ndryshme brenda një mjeti.

Mësohet se paratë janë në valutën euro ndërsa nuk bëhet i ditur ende emri i poseduesit të tyre, nga ishin nisur dhe kush ishte destinacioni. Operacioni është realizuar nga strukturat doganore në bazë të analizës së riskut. Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Policia për hétime te mëtejshme. /faxweb


Shtuar 13.06.2020 16:20