Më në fund, zbulohet gjinia e fëmijës së parë të Mc Kreshës dhe Erzinës (FOTO LAJM)

Reperi shumë i dashur për publikun Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina Shehu, do të bëhenshpejti prindër për herë të parë. Lajmi i ëmbël u mësua gjatë dasmës së tyre ku Erzina u fotografua me barkun e rrumbullakosur.

Pas dasmës çifti e konfirmoi se së shpejti do bëhen prindër dhe Erzina publikon shpesh foto me barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme bashkëshortja e reperit ka zbuluar se ata do bëhen me vajzë. "Po i shoh të gjitha mesazhet që më kanë ardhur dhe një falenderim i madh shkon për të gjithë ju. Gjinia e bebit tim është vajzë", shkruan Erzina.




Shtuar më 31/03/2020, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori