U përplas nga makina në parkun e lojërave, humb jetën 2-vjeçarja

Një grua është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga drejtimi i pakujdesshëm të një 2-vjeçareje në Londër.

Vogëlushja u përplas nga një automjet në një park lojërash.

2-vjeçarja Isabella Tucker u godit në fermën Horsley Hale të premten, tha policia e Cambridgeshire.

Ajo u dërgua me ambulancë në spital, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ndërroi jetë nga plagët e marra.

Policia ka kërkuar dëshminë e personave që ndodheshin në park në momentin e tragjedisë në mënrë që të zbardhë detajet e ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 30.08.2023 13:04