“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin (VIDEO)

Luiz Ejlli u kthye shumë shpejt në banorin e preferur të publikut që pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother.

Edhe pse nuk është banori i preferuar brenda shtëpisë, jashtë nuk ndodh e njëjta gjë.

Ejlli dhe grupi i tij “LEK” që përbëhet nga Efi dhe Kiara ka marrë mbështetje të gjerë nga publiku, i cili herë pas here vendos që ta surprizojë.

Ditën e sotme, edhe pse produksioni e ka ndaluar për Luizin kanë shkuar dy drone.

Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin. Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”

Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.

@big_vip_albania #luiz #meluizin #luisejlli #luizejlli #kiaratito #kiaraluiz #luizkiara #bigbrotheralbania #bigbrothervip #bigbrotheralbaniavip #big_vip_albania #me_ler_te_flas #amici_albania #qesh_mire_i_fundit #melodiaejetes #melodiajetes #pa_gjurm #kucedrat #qesh_mire_kush_qesh_i_fundit ♬ suono originale – big_vip_albania

Sot akoma pa kaluar një muaj, Luizi numëron mbi 350K ndjekës në Instagram./Albeu.com/


Shtuar 1.02.2023 20:10