Hoqi dorë nga BBV, reagon për herë të parë Bledi Mane: Edhe për kritikët më të thekur

Gazetari Bledi Mane është kthyer në njeriun më të përfolur, që pas vendimit që mori një natë më parë në ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ishte në nominim të vështirë me Luizin dhe Kiarën, por vendosi të dalë nga shtëpia, pa dëgjuar vendimin e publikut me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë çiftin.

Sot, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon mbështetësit, por edhe kritikët ndaj tij.

“FALEMINDERIT, gjithkujt pa përjashtim që nga përkrahësi më i zjarrtë e deri te kritiku më i thekur në rrugëtimin tim të shkurtër por mbresëlënës në Big Brother Vip Albania!”