Me legenë dhe kova, si e festuam 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë (FOTO LAJM)

Shqipëria po feston 105-vjetorin e Pavarësisë të shpallur në Vlorë në vitin 1912.

Dita e djeshme përfundoi me aktivitete të ndryshme në sheshin e Flamurit në Vlorë, aty ku u ngrit për herë të parë flamuri Kuq e Zi para 105-vitesh.

Por pavarësisht se vitet kanë kaluar, askush nuk do ta harrojë festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.

Aty ku qindra qytetarë të Tiranës u dyndën në tortën e pavarësisë si të babëzitur, imazhe të cilët bënë xhiron e botës.

Njerëzit u turrën si të babëzitur mbi tortë, duke e futur nëpër qese, tasa e deri edhe legenë, siç mund t’i shihni edhe në galëri.

Torta e pavarësisë ishte torta më e madhe e prodhuar ndonjëherë në Shqipëri, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2017, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori