Me këngëtarin e njohur, kjo është fotoja e parë e Olsit dhe Eglit (FOTO LAJM)

Nëse themi Olsi Bylyku dhe Egli Tako kemi thënë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Ata zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas, duke na vjedhur zemrat të gjithëve me ëmbëlsinë e tyre.

Shpesh ndajnë video gazmore me ndjekësit, duke treguar rreth marrëdhënies së tyre veshur me nota humori, sikundër i takon Olsit.

Olsi tregoi disa ditë më parë teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5” se kanë vendosur që Egli mos të shfaqet në asnjë intervistë për mediat, sepse nuk duan që të njihet “si e dashura e Olsit”.

Siç tregoi aktori i mirënjohur, partnerja e tij ka vlera e talent të madh, e pikërisht prej tij meriton të njihet nga publiku shqiptar.

Mirëpo, rrjetet sociale bëjnë të vetën dhe Egli numëron disa dhjetëra mijëra ndjekës në Instagram dhe gëzon shumë simpati në sytë e tyre.

Ditën e sotme ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit, ku ndër të tjera është pyetur për foton e parë që ka me Olsin dhe është pikërisht kjo:

Siç mund ta shihni në foto është edhe këngëtari i mirënjohur Lorenc Hasrama. Dhe normalisht të gjithë po pyesni se çfarë do Lorenci në foton e parë të Olsit dhe Eglit.


E thjeshtë. Për ata që nuk e dinë është pikërisht Lorenci “shkaktari” i njohjes së tyre. Lorenci ka qenë mik i Eglit dhe bashkëpunëtor, shok fëmijëri dhe i pandarë i Olsit.

Kështu, gjatë takimeve të rastësishme me të dy njëherësh, një dashuri e bukur lindi mes Olsit dhe Eglit, të cilët kanë dy vite së bashku.

Disa ditë më parë, Olsi ndau me të gjithë detaje interesante rreth lidhjes së tyre në një intervistë për “Abc e Pasdites”.

Kështu, ai ka treguar se gjëja për të cilën debatojnë shpesh të dy është “rrëmuja dhe mospërqëndrimin e tij kur ajo i flet”.

Olsi tregoi se dhurata më e bukur që i ka bërë Egli ka qenë surpriza për ditëlindje vitin e kaluar në Durrës, ndërsa dhurata më e bukur që ai i ka bërë asaj duket të jetë unaza e një vjetorit.

Vendi i tyre i preferuar për të pushuar në verë është Dhërmiu, ndërsa në dimër Korça.
Shtuar më 04/12/2020, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori