"Më ka shkatërruar jetën", ish-banorja e “BB” flet për eksperiencën në realityshow (FOTO LAJM)
Fjorentina Halili ka qenë një nder banoret më të spikatura në “Big Brother Albania 9”.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për sinqeritetin e saj dhe marrëdhënien me Olsin.

Pas daljes nga shtëpia e famshme ajo u nda nga Olsi dhe tashmë ka krijuar një lidhje tjetër.

Së fundmi ajo u ka dhënë një mundësi ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje të ndryshme dhe nuk kanë munguar ato për “Big Brother”.

Një ndjekës e ka pyetur nëse eksperienca në këtë show, e ka ndihmuar për të qenë kjo që është sot dhe përgjigja e saj na ka habitur të gjithëve.

Fjorentina ka treguar se kjo eksperiencë jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por i ka shkatërruar jetën.

Ndjekësi: “ A mendon që “Big Brother’’ ishte një mundësi që të arrije këtu ku je?”

Fjorentina: “Mendoj se Big-u më ka shkatërruar jetën”.

Shtuar më 02/10/2019, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori