Presidenti Begaj miraton në heshtje ligjin për studentët e Mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka miratuar në heshtje ligjin studentët e Mjekësisë dhe atë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Afati 20-ditor për dekretimin e ligjeve, skadoi një ditë më parë (14 gusht).

Pra, Begaj as nuk e ka dekretuar dhe as nuk e ka kthyer mbrapsht, por e ka miratuar në heshtje.

Kujtojmë se ligji i miratuar kushtëzon marrjen e diplomës për studentët e mjekësisë dhe i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet.