Infermierja shqiptare del edhe negative edhe pozitive me COVID-19 brenda vetëm 24 orëve

Shqipe Kadriu, infermiere e QKUK-së, ka marr dy rezultate të ndryshme nga testi për koronavirus.

Ajo ka shkruar në Facebook se brenda 24 orëve ka rezultuar njëherë pozitive, e pastaj negative.

“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj.

Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr…”, ka shkruar ajo.


Shtuar 1.09.2020 11:58