Me fustan të hapur dhe joshës, Elettra Lamborghini martohet si në përralla (FOTO LAJM)

Të shtunën pasdite në Liqenin e Comos në Itali, Elettra Lamborghini dhe Afrojack, u betuan për dashurinë e tyre të përjetshme.

Për ditën e madhe, nusja zgjodhi një fustan të bardhë me një dekolte shumë provokuese dhe seksi. Ndërkohë më pas këngëtarja e njohur kishte zgjedhur një fustan ku kishte një të çarë të madhe deri te beli, i cili i ekspozonte këmbët.

Ceremonia e cila ishte si në ëndrra, u mbajt në Villa Balbiano ku dielli shkëlqeu që nga mëngjesi në darkë. Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shikohet se çifti ishte i lumtur dhe qeshte.

Ndërkohë kujtojmë se ditët e fundit pak para dasmës ka patur tensione të larta në çift, ku pinjollja e familjes Lamborghini kishte probleme me veshkat dhe i dashuri i saj pati një aksident. Por pavarësisht të gjithave, Elettra dhe Afrojack, e shijuan në maksimum ditën e tyre të veçantë.


Shtuar më 28/09/2020, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori