Përshihet nga flakët një sipërfaqe me 10 hektarë grurë në Fier

Një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh e mbjellë grurë është përfshirë nga flakët në fshatin Topojë të Fierit pasditen e sotme.

Mësohet se mjetet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tij.

Nuk dihet nëse shkak kanë qenë temperaturat e larta apo zjarri ka qenë i qëllimshëm./Albeu.com.


Shtuar 9.07.2023 17:45