Me flokë të çrregullt dhe pa pikë makijazhi në fytyrë, Bebe Rexha si asnjëherë më parë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme.

Së fundmi, Bebe ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon se ka marrë një dhuratë. Bëhet fjalë për një kitare të vogël, e cila është e bërë me çokollatë.

Ajo që vihet re në videon në fjalë është se 31-vjeçarja shfaqet me flokë të çrregullta dhe pa pikë makijazhi në fytyrë. Ndërkohë Bebe në fund shfaqet duke e ngrënë kitaren, e cila ishte në ngjyrë rozë.

Ndërkohë kujtojmë se Rexha e përmbylli një vit shumë të suksesshëm në muzikë, ndërsa pritet që edhe gjatë këtij viti të sjell shumë projekte të reja.

Shtuar më 16/01/2021, ora 22:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori