Me emisionin më të veçantë, aktorja e njohur shqiptare i futet moderimit (FOTO LAJM)

Të gjithë e njohim si aktore, e cila ka bërë për vete publikun shqiptar me tipin e batutat e saj spontane.

Mirëpo, Anna Lika do t’i futet tashmë edhe moderimit, siç ka treguar në intervistën e fundit për “ABC e pasdites”.

Gjatë intervistës në studio, aktorja rrëfeu gjithashtu planet e të ardhmes dhe më i afërmi përfshinte emisionin e saj të ri, i cili do të titullohet “Gladiator”.

Anna rrëfeu se kur iu prezantua ky emision, ishte befasuar dhe kishte imagjinuar veten e saj mes duartrokitjeve, gjithashtu edhe lojrat apo transformimet që personazhet publike do të kenë.

“Në çdo puntatë do të jenë katër të ftuar, personazhe të famshëm të cilët në “Gladiator” do t’i shikoni në një mënyrë ndryshe. Është projektuar që gjithë emisioni të jetë në stilin gladiator, edhe te ftuarit, unë bashkë me Enisin që drejtojmë programin, do të jemi të veshur në këtë stil. Aty do zhvillohet një garë e vërtetë dhe çdo garë në fund ka një shpërblim në para”.- ka rrëfyer Anna.

Çdo të dielë në orën 20:10 do të jetë në transmetin në “ABC News” projeki tepër i veçantë që bashkon personazhe të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Shtuar më 14/11/2020, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori