Më e mirë njëra se tjetra, motra dhe mami i Elita Rudit shkëlqejnë në dasmën me Gjikon (FOTO LAJM)

Elita Rudi dhe reperi Gjiko, emri i vërtetë i së cilit është Asdren Gjikolli, kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre mbrëmjen e 21 shtatorit.

Tashmë që dasma ka përfunduar, Elita Rudi ka hapur bllokun e kujtimeve të asaj nate magjike dhe nuk nguron t’i shpërndajë edhe në profilin e saj në “Instagram”.

Mirëpo mes fotove të publikuara, na tërhoqi vëmendjen edhe një foto ku duket sikur Elita ka hequr dorë nga fustani i nusërisë dhe është veshur me një fustan të kuq.

Nuk fakt, nuk është Elita, por motra e saj Natyra Rudi, me të cilën ka një ngjashmëri të frikshme.

Elita na prezantoi se bukurinë e ka të ngulitur në gjene, teksa shfaq foton së bashku me të motrën dhe të ëmën, Arta Rudi.

“Më të shtrenjtat e mija , nëna dhe motra”, – shkruan moderatorja.

Ndërkohë që fansat e moderatores kanë komplimentuar për pamjen dhe pyesin njërëzi: “Po mami, ku është këtu?”

Shtuar më 26/09/2018, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori