13 kg kokainë në autobusin e linjës Durrës-Milano, pronari dhe shoferi mohojnë të kenë lidhje me drogën

Dy persona u arrestuan ditën e djeshme në Portin e durrësit pas zbulimit të më shumë se 13 kilogramëve heroinë.

Droga e ndarë në 26 pako ishte fshehur në një autobus të linjës Milano-Durrës.

Në pranga kanë rënë Mikel Pici., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.

Shoferi ka deklaruar se nuk ka informacion për lëndën narkotike dhe se nuk ka të bëjë me të. Po ashtu edhe pronari i linjës nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e sipërme metalike në mes të autobusit, ku ngarkohen bagazhet dhe ishte salduar në skajet e saj për të mos u dalluar.

Droga u zbulua nga qentë e stërvitur të cilët kanë nuhatur dhe zbuluar vendndodhjen duke bërë që të niste menjëherë prerja e pjesës metalike për të ushtruar kontrolle në strukturën e autobusit ku edhe u gjend lënda narkotike./Albeu.com/

 


Shtuar 1.05.2023 11:29