Më e bukur se kurrë, Ivanka Trump "tërbon" amerikanët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Interneti po shpërthen mbi fotot e Ivanka Trump pasi vajza e Presidentit Donald Trump u fotografua duke zbritur nga avioni në Maryland.

Imazhet tregojnë nënën e tre fëmijëve ndërsa ecën gjithë krenari me një hijeshi të lindur, përcjell albeu.com

Ivanka mbante veshur pantallona të zeza dhe triko të zezë po ashtu dhe një palë vathë me perla që i shtonin akoma më shumë bukurinë.

Fotot u morën pasi Ivanka u kthye nga Pensilvania, ku ajo shoqëroi babanë e saj në një turne.

Flokët e saj të gjata bjonde u tërhoqën akoma më shumë vëmendjen e medias.

Në librin e lëshuar nga Michael Wolff, "Fire and Fury: Brenda Shtëpisë së Bardhë Trump", autori pohon se Ivanka dhe burri i saj Jared Kushner kanë një pakt që ajo do të kandidojë për president nëse paraqitet rasti. /albeu.com/









Shtuar më 19/01/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori