Berisha thirrje për protestë: Shqiptarët të bashkohen nesër para Parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi të gjithë qytetarët që t’i bahskohen nesër, protestës së thirrur nga opozita.

Protesta do të zhvillohet nesër, ora 10:00 para Parlamentit.

Në një konferencë për mediet, Berisha ndal te ccështja McGonigal, duke thënë se dosja shqiptare Rama-McGonigal, por bëhet gjithnjë e më e rëndë.

“Ky është krimministër. Bllokon parlamentin, nuk lejon komisione hetimore parlamentare. Nuk pranon interpelancë, refuzon pyetjet që deputetë të opozitës kërkojnë për të tretën javë. Duhet të merremi bashkë për të zgjidhur problemet. Datën e fundit që di unë është data 20 maj e vitit 2022. Kjo nuk do të thotë se pas majit nuk ka vazhduar ky gjah i turpshëm. Kjo është një ngjarje që nuk mund të kapërcehet kurrë. Studentët e Ekuadorit u derdhën në rrugë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Por tek ne bëhet fjalë për një, krimministër që porosit për vrasjen e opozitës. Dosja shqiptare Rama-McGonigal, por bëhet gjithnjë e më e rëndë. Duçka me pasaportë diplomatike, adresë qeveritare, transportonte nga Europa në SHBA, dëshmitarë të rremë apo të vërtetë që do të dëshmonin kundër opozitës në hetimin privat që McGonigal kishte urdhëruar. McGonigal për llogari të miqve të ngushtë të Edi Ramës, arrinte të angazhonte edhe Prokurorë. Rama ka frikë nga hetime dhe gënjen kur thotë nuk ka qenë. Por unë i them se ka qenë dhe se me asgjë nuk e fsheh dot. Këto duan hetim dhe vetëm hetim. Habia shumë e madhe është se çfarë i shurdhoi dhe i verboi. I bëj thirrje DASH dhe vetë FBI të hetojë me imtësi të gjitha këto akte dhe veprime. Një gjë është e sigurt që McGonial, Agron Neza, Dorja Duçka, ishin në një vend ku kryqëzohen shumë rryma , shërbime etj…Si ndodhi veprimtaria e tyre për 5 vite me radhë. Thonë që Helidoni është viktimë se i pa. Por ai duhet të flasë, duhet të vijë këtu në Komision , por po të dojë edhe në Kongresin Amerikan të dëshmojë , të ndihmojë. Një veprimtari nga më mafiozët, e bëri zyra kryeministrit të Shqipërisë. Tejkalon edhe imagjinatën hollivudiane. Edi Rama nuk do të shpëtojë , prapa diellit të shkojë, por shqiptarëve do t’i thotë gjithçka”, tha Berisha.


Shtuar 22.02.2023 14:02