Me dy vajza në “Hell’s Kitchen”, zbulohet bjondia në krahë të Renato Mekollit (FOTO LAJM)

Gjatë edicionit të parë të “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli shoqërohej nga dy zëvendës shefa, Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj.

Mirëpo kësaj here, shefi i kuzhinës ka lajmëruar se vendin e djemve do ta zënë dy vajza, njëra bjonde dhe tjetra brune.

“Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme”- njoftoi Renato në një postim në Instastory.

Sipas “Neës.31”, thuhet se vajza bjonde do të jetë ish-konkurrentja e edicionit të parë, Ani Alku.

Gjatë edicionit të parë, Ani fitoi zemrën e Renato Mekollit dhe ai e shprehu hapur pëlqimin ndaj saj. Madje, ai e ftoi vajzën të punonte në restorantin e tij pas mbarimit të “Hell’s Kitchen”.

Emri i vajzës së dytë e cila do të jetë krah Renatos gjatë emisionit ende nuk është zbuluar, megjithatë është bërë i ditur informacioni se ajo do të jetë brune.

Shtuar më 14/08/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori