"Me ditë të tëra nuk kam folur", Aurela Gaçe tregon problemin serioz me shëndetin (VIDEO)
Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Me shumë vite në skenë, artistja ka arritur të ketë shumë fansa që e duan dhe frymëzohen prej saj.

Aurela njihet për natyrën e sinqertë, dhe përballë publikut, ajo tregon gjithnjë të vërtetën. Kështu ka bërë së fundmi në një intervistë në 'Vizion Plus', ku ka treguar një problem të sajin me shëndetin.

“Atëherë pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punoj shumë por kam mësuar teknika të reja, sesi t'a pushoj zërin, si të punoj me zërin, si ta ruaj atë. Kurse atëherë isha thjesht si ata boksierët e rrugës, të cilët janë të fuqishëm sepse kanë lindur ashtu, por ju vjen dikush dhe i rrëzon,”-ka thënë Aurela.

Ajo po ashtu ka vijuar: “Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, (Wen Corovin), e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të Broadway. Ajo më pyeti sa këngë këndoja. Qesha dhe i thashë se ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me ore. I thërrita vetes, pasi aty kam pasur frikën më të madhe, se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë. Mjekja më kërkoi: “Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë ke si këngëtare…” Aty e mora vendimin dhe i thashë qe do të bëj çfarë të më thuash ti. Stopova,”-tregon ajo.

“Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe, tre muaj nuk kam kënduar fare dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare… Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është baras me jetën time. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja. Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim,”-ka përfunduar Aurela në intervistën e saj, duke treguar vuajtjen që ka kaluar.
Shtuar më 18/10/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori