Ka disa gra dhe harem me balerina, jeta e mbretit më të urryer në botë (FOTO LAJM)

Populli i Tajlandës është mjaft i zemëruar me mbretin e tij, Maga Vajiralongkorn.

Prestigjiozja britanike “Daily Mail” ka renditur disa nga arsyet. Në rradhë të parë, shkruan “Daily Mail”, arsyeja e zemërimit lidhet me veshjen e mbretit, i cili vesh xhinse me bel të shkurtër, bluza të shkurtra dhe ka tatuazhe.

Arsyeja tjetër e zemërimit të tyre lidhet me jetën e shthurur që bën 68-vjeçari. Ai ka katër gra, dhe nga ana tjetër ka një “harem” të tërë me balerina.

Mbreti Maha, gjithashtu ka insistuar vazhdimisht që oborrtarët të zvarriten në gjunjë drejti tij, i gjithë stafi duhet t’u binden urdhërave të tij që të qethen “zero”, gjithashtu ka detyruar një grua që të hante nga tasi i qenit, teksa ajo ishte gjysmë e zhveshur.

Shtuar më 23/10/2020, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori